E FUNDIT/ Shqipëria sot voton! Ilir Meta ua kalon të gjithëve: Drejt zyrës në krye të detyrës! (VIDEO)

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ku shqiptarët do të zgjedhin kryeministrin dhe qeverinë për 4 vitet e ardhshme.

Në Shqipëri janë 3,588,869 shtetas me të drejtë vote, por një pjesë e madhe janë emigrant që nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në Shqipëri.

Po kush është politikani që shkoi I pari në zyrë ditën e sot?

Presidenti Ilir Meta që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka postuar një foto në facebook ku shkruan se ishte rrugës drejt zyrës së tij.

“Drejt zyrës në krye të Detyrës! Ditë e mrekullueshme sot. Dita e SOVRANIT…”- shkruan Meta në Facebook.

Rikujtojmë se presidenti Ilir Meta ditën e djeshme deklaroi se vota e tij ishte e barabartë me cdo shqiptar ditën e sotme.

Fjala e Metës pas votimit:

Erdhi kjo ditë e bekuar. Edhe Zoti na ka ndihmuar sot. QË sovrani në kushte sa më të mira të japë vullnetin e tij. Dhe republika jonë të ketë kushte sa më të mira.

Çdo qytetar, sot duhet të votojë i lirë dhe me dinjitet që republika të ripërtërijë themelet e saj. Barazinë para ligjit na e garanton vetëm barazia e votës. Iu ftoj të gjithë që të votojnë të lirë dhe kandidatët më të ndershëm dhe më patritotë që do të punojnë për Shqipërinë.

Sot votimi nuk është detyrim por është një akt patriotik. Sot atdheu mbrohet me votë, pasi gjithë bota i ka sytë nga ne. Përpara drejt kutive të votimit. Votoni për atë që keni në mendje dhe zemër./albeu.com/

Shtuar 25.04.2021 07:04