Zjarr tragjik në një fabrikë këpucësh në Kinë, 28 të vdekur; punëtorët u hodhën nga çatia për t’u shpëtuar flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha në një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang, në provincën Fujian të Kinës juglindore, u ka marrë jetën të paktën 28 personave.

Flakët nisën rreth mesditës në një fabrikë shumëkatëshe këpucësh në Jinjiang. Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, disa njerëz mbetën të izoluar në çati, ndërsa videot e publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqin persona që vareshin nga ndërtesa dhe hidheshin për t’i shpëtuar zjarrit.

Të lidhura

None found

https://x.com/CCTV_Plus/status/2075219568264729068

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua bëri të ditur se bilanci paraprak i viktimave ka shkuar në 28 të vdekur, vetëm pak orë pasi Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u shpreh për “viktima të rënda”.

Në operacion u përfshinë dhjetëra zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi, të cilët punuan për të frenuar flakët dhe për të nxjerrë personat që kishin mbetur të bllokuar në godinë.

https://x.com/Breaking911/status/2075210834272235549

Sipas autoriteteve, rreth 200 zjarrfikës dhe efektivë të shpëtimit u angazhuan për menaxhimin e emergjencës. Operacioni i shuarjes zgjati për disa orë dhe zjarri u vendos kryesisht nën kontroll rreth orës 05:40 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se e gjithë fabrika ishte përfshirë nga flakët, ndërsa shtëllunga të dendura tymi të zi ngriheshin mbi ndërtesë. Në çati dallohen disa persona të mbetur të bllokuar, të rrethuar nga tymi.

Hetimet e para tregojnë se vatra e zjarrit ka nisur në katin përdhes të fabrikës. Një zyrtar lokal tha se materialet e përdorura në prodhimin e këpucëve, të cilat janë shumë të ndezshme, mund të kenë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

https://x.com/TheInsiderPaper/status/2075174888927867287

CCTV raportoi gjithashtu se tymi dhe gazrat e çliruara nga djegia e materialeve kanë shkaktuar acarim të fortë të syve në zonën përreth.

Jinjiang, qytet në provincën bregdetare Fujian, konsiderohet një prej qendrave më të mëdha të industrisë së këpucëve dhe veshjeve në Kinë dhe njihet edhe si “kryeqyteti i këpucëve”. Sipas shifrave zyrtare, kompanitë e këtij qyteti prodhuan mbi 1.2 miliardë palë këpucë gjatë vitit 2024, ose rreth 20% të prodhimit global.


Shtuar 9.07.2026 18:01

grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobetjojobet giriş