Këngëtarja Tyla ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të promovuar albumin e saj të ri, duke realizuar një performancë spontane në metronë e Londrës.
Artistja 24-vjeçare u shfaq në një nga trenat e metrosë dhe nisi të kërcejë mbi një shkop, moment i cili u filmua nga një pasagjer dhe më pas u publikua në TikTok, duke marrë shpejt vëmendjen e përdoruesve në internet.
Të lidhura
None found
Performanca ishte pjesë e fushatës promovuese për albumin e saj të ri “APOP”, i cili pritet të publikohet më 24 korrik.
Shumë ndjekës e konsideruan momentin argëtues dhe një mënyrë kreative për të tërhequr vëmendjen ndaj projektit të ri muzikor të këngëtares. Megjithatë, një pjesë e publikut kritikoi veprimin e saj, duke komentuar se artistja nuk po e trajtonte me seriozitet situatën.
Pavarësisht reagimeve të ndryshme, videoja arriti qëllimin e saj, pasi u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe e vendosi Tyla-n në qendër të vëmendjes pak ditë para publikimit të albumit të ri.
