Zbulohet depo armësh në Manzë, pranga 20-vjeçarit

Forcat e policisë së Durrësit kanë përfunduar me sukses operacionin e koduar “Baza”, ku u zbulua një vend depozitimi armësh që mendohet se furnizonte grupe kriminale.

Në pranga ra shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Manzë, i cili u kap në flagrancë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu sekuestruan një sasi të madhe armatimi: katër pistoleta, një automatik model 56 (kallashnikov), një armë gjahu, gjashtë krehër, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, si dhe një targë makine italiane dhe një telefon celular.

Të lidhura

None found

Sipas hetimeve paraprake, baza shërbente si pikë furnizimi për grupet kriminale me armë zjarri. Operacioni u ndërmor pas informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të masave për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e krimeve të rënda.

Armët e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse ato janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

Hetimet janë duke vijuar për të identifikuar dhe persona të tjerë që mund të jenë pjesë e kësaj rrjeti kriminal. Çështja penale i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit me akuzat “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


Shtuar 19.07.2026 10:42

MatbetmatbetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobet