Uashingtoni paralajmëron Iranin me “goditjen më të fuqishme ekonomike”, Teherani kërcënon me mbylljen e eksporteve të naftës

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një paralajmërim të ashpër Iranit, duke e quajtur atë “ofensiva më e madhe financiare e organizuar ndonjëherë,” teksa pritet që të hënën të hyjnë në fuqi sanksione të reja që shënjestrojnë ata që tregtojnë me Teheranin.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër, Irani është përgjigjur duke kërcënuar se do të bllokojë të gjitha dërgesat e naftës nga Gjiri Persik, nëse ajo që e quan “luftë ekonomike” nuk ndalet.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, do të dalë të hënën në një konferencë për shtyp për të detajuar këtë raund të ri sanksionesh edhe më të rënda kundër Iranit, një vend që ka jetuar nën sanksione ndërkombëtare pothuajse pa ndërprerje që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Në një shkrim të botuar në “Financial Times”, Bessent e krahasoi fillimin e këtyre masave me “Ditën D ekonomike,” duke e përshkruar si “ofensiva e vetme më e fuqishme financiare e ndërmarrë ndonjëherë kundër një armiku.”

Ndërkohë që përplasjet mes dy vendeve vazhdojnë, konflikti gjashtëmujor nuk ka regjistruar përballje të drejtpërdrejta ushtarake prej javësh, por as bisedime konkrete për t’i dhënë fund luftës.

Që nga fillimi i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt, mijëra vetë kanë humbur jetën, kryesisht në Iran dhe Liban. Ofensiva ka dëmtuar rëndë një pjesë të madhe të forcave ushtarake konvencionale iraniane dhe ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike, ndërkohë që në këto sulme u vra edhe Udhëheqësi Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Pavarësisht kësaj, Irani ende zotëron mjaft raketa dhe dronë për të goditur shtetet fqinje të Gjirit dhe për të kërcënuar anijet që transportojnë naftë në Ngushticën e Hormuzit.

Gjendja ka sjellë pengesa të mëdha për lundrimin në këtë rrugë kyçe detare dhe ka rritur tensionin në tregjet globale të karburanteve. Nafta Brent shënoi një rritje prej rreth 6% gjatë javës së kaluar.

Bessent paralajmëroi ashpër edhe shtetet që vijojnë marrëdhëniet ekonomike dhe financiare me Iranin, duke i quajtur “vende të frikësuara” që praktikojnë një politikë “pajtimi.”

“Do të ishte mirë të mendonin për pasojat e vazhdimit të kësaj politike,” shkroi ai.

Teherani ka ditë që po përgatitet për raundin e ri të sanksioneve, me zyrtarët iranianë që kanë bërë deklarata të forta, duke mos e përjashtuar një përgjigje si ushtarake ashtu edhe ekonomike.

Mohsen Rezaei, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, deklaroi të dielën se vendi i tij mund të ndërmarrë masa hakmarrëse ekonomike.

“Nëse lufta ekonomike nuk ndalet, asnjë pikë nafte nuk do të lejohet të eksportohet, qoftë përmes Ngushticës së Hormuzit apo nga çdo pikë tjetër e Gjirit Persik,” shkroi Rezaei në platformat sociale.

Ai shtoi gjithashtu se Irani do ta shohë pjesëmarrjen ose mbështetjen e çdo vendi për ofensivën ekonomike amerikane si një “akt lufte.”

Më herët, Shtetet e Bashkuara i kishin bërë thirrje Kinës të bashkëpunojë me Uashingtonin, duke vënë në dukje se Kina tradicionalisht ka siguruar rreth gjysmën e nevojave të saj për naftë nga rajoni i Gjirit.

Ambasada kineze në Uashington u përgjigj se “sanksionet dhe trysnia nuk ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje,” dhe kërkoi që të ndiqet rruga diplomatike.

Edhe para nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite, ekonomia iraniane ishte në një gjendje të rëndë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, të cilat tashmë kanë goditur rëndë edhe infrastrukturën e vendit.

Përtej sanksioneve, Irani po lufton me inflacion të lartë, rënie të vlerës së monedhës, krizë energjetike, dëme në infrastrukturë, bllokim të tregtisë dhe rënie të prodhimit.

Në mungesë të bisedimeve të drejtpërdrejta mes Uashingtonit dhe Teheranit, të cilat u mbajtën për herë të fundit në qershor në Zvicër, shtete si Katari, Pakistani dhe Turqia janë përpjekur të ndërmjetësojnë për të rikthyer diplomacinë.

Irani ka bërë të ditur se shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, do të vizitojë Teheranin të hënën, si pjesë e orvatjeve për të rivendosur paqen dhe sigurinë rajonale. Gjatë vizitës pritet të diskutohen zhvillimet e fundit dhe kërcënimi amerikan për masa të reja sanksionuese.

Ofensiva e përbashkët amerikane dhe izraelite mbi Iranin, si dhe sulmet izraelite në Liban gjatë konfliktit, kanë lënë pas mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur. Shtetet e Bashkuara kanë raportuar 18 ushtarë të vrarë dhe më shumë se 750 të plagosur.


Shtuar 24.08.2026 07:41

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetizmir escortAnkara escortjojobetnorabahisAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbethazbetartemisbetmarsbahiscasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomcratosroyalbetjojobet girişcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomholiganbetroyalbetroketbethttps://t.com/Jojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş