Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi sërish se bisedimet me Iranin po vazhdojnë, ndërsa deklaroi se “ky është shansi i fundit i Iranit për të nënshkruar një dokument të mirë”.
Të lidhura
None found
Deklarata erdhi pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte ashpërsuar përsëri retorikën kundër regjimit iranian, duke ngritur edhe një herë pikëpyetje nëse konflikti është pranë përfundimit.
Kritikat ndaj drejtuesve në Teheran, së bashku me paralajmërimin se bllokada detare do të vijojë deri në “dorëzimin total”, shënojnë një tjetër ndryshim qëndrimi të presidentit të SHBA-së gjatë këtyre gjashtë muajve luftë.
