Të paktën 40 persona kanë vdekur pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë në mëngjesin e sotëm.
Agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive njoftoi se ka persona të tjerë të plagosur në shkallë të ndryshme dhe theksoi se shifrat janë paraprake e mund të ndryshojnë. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonat e prekura.
Të lidhura
None found
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë personat që mund të kenë mbetur të bllokuar në ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti dhe nga dhjetëra lëkundjet pasuese të tokës.
🌏 INDONESIA 🇮🇩 | #TERREMOTO 7.7
👉🏻 Un fuerte terremoto de magnitud 7.7 golpeó frente a la costa de Indonesia el sábado en la región de Flores, según el Centro Sismológico Euromediterráneo (EMSC).
👉🏻 El sismo ocurrió a una profundidad de 10 kilómetros, indicó el EMSC. pic.twitter.com/HmYBeioKy5
— XAlertNow (@xalertnow) August 14, 2026
Sipas Agjencisë së Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë, lëkundja u regjistrua në një thellësi prej 15 kilometrash. Tërmetet me thellësi të vogël zakonisht shkaktojnë pasoja më të rënda në sipërfaqe, ndërsa në të njëjtën zonë u regjistruan edhe pasgoditje të fuqishme, përfshirë një me magnitudë 6.1.
Pas tërmetit u dha një paralajmërim për cunami, i cili u hoq rreth tre orë më pas, raporton BBC. Lëkundja e parë goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 sipas kohës lokale.
Pamjet e filmuara në portin e Maumeres treguan copa të mëdha betoni që shkëputeshin nga ndërtesa e terminalit dhe binin mbi pasagjerët që prisnin të hipnin në një traget ndër-ishullor. Disa prej tyre përfunduan në det pasi ura lidhëse me anijen u shemb.
Ndërkohë, në provincën Nusa Tenggara Lindore, viktimat e humbën jetën në gjumë, pasi shtëpitë e tyre u shembën dhe i zunë brenda.
Pas paralajmërimit për cunami, shumë njerëz u panë duke u larguar nga zonat bregdetare me motoçikleta. Sipas zyrtarëve vendas, rreth 2,000 persona ishin evakuuar ose ishin larguar me iniciativën e tyre nga zonat e rrezikuara. Zyrtarët po i këshillojnë banorët të shmangin hyrjen në ndërtesa, veçanërisht në ato që tashmë kanë çarje ose dëmtime strukturore.
🌏 INDONESIA 🇮🇩 | #TERREMOTO 7.7
📹 IMÁGENES DE PÁNICO: El miedo se desató cerca de la costa de Ternate, y las personas tuvieron que ser evacuadas a zonas seguras. Las autoridades están evaluando posibles daños y víctimas. Hay alerta de tsunami 🌊 https://t.co/Onr2CnG1zX pic.twitter.com/4BdOF61p4G
— XAlertNow (@xalertnow) August 15, 2026
