Sulmi ukrainas në Novorossiysk dëmton terminalet ruse të eksportit të grurit

Një ofensivë e gjerë ukrainase me raketa dhe dronë ka dëmtuar dy terminale të rëndësishme për eksportin e grurit në portin rus të Novorossiysk.

Të lidhura

None found

Sipas autoriteteve lokale, nga sulmi i zhvilluar gjatë natës humbën jetën të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, ndërsa 24 të tjerë mbetën të plagosur.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se operacioni kundër bazës ruse në Detin e Zi u krye me raketa, avionë reaktivë dhe dronë detarë. Ushtria ukrainase pretendoi gjithashtu se u goditën katër anije luftarake ruse, mes të cilave dy fregata, por Rusia nuk ka reaguar ndaj këtyre pohimeve.

Goditjen e terminalit të saj në Novorossiysk e konfirmoi një kompani e madhe që merret me tregtinë e drithërave. Edhe një kompani tjetër u bëri të ditur Reuters dhe medias ruse RBK se terminali i saj ishte dëmtuar.

Novorossiysk renditet mes porteve më të mëdha ruse dhe është baza kryesore që i ka mbetur flotës së Rusisë në Detin e Zi. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj flote ishte larguar nga Sevastopoli si pasojë e sulmeve ukrainase.

Ministria ruse e Bujqësisë njoftoi pas dëmtimit të terminaleve se po ndërmerr masa për ta orientuar transportin e mallrave drejt porteve të Detit Baltik dhe Detit Kaspik, si edhe nëpërmjet korridoreve tokësore.

Pasojat e sulmit prekën edhe infrastrukturën e Novorossiysk. Dëmtimi i tubacioneve solli ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë, ndërsa autoritetet vendosën shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Përplasjet në Detin e Zi po zhvillohen në një kohë kur tensionet ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës janë shtuar. Gjatë së njëjtës natë, sulmet ajrore ruse mbi Ukrainë shkaktuan vdekjen e të paktën 11 civilëve.

Rusia mban vendin e parë në botë për eksportin e grurit, ndërsa së bashku me Ukrainën zë një pjesë të konsiderueshme të tregtisë botërore të drithërave. Goditjet mbi portet dhe objektet e eksportit kanë rikthyer shqetësimet lidhur me furnizimin global me ushqime dhe çmimet e drithërave.


Shtuar 13.08.2026 08:47

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombettilt girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş