Në pikën kufitare të Merdares është ndaluar një shtetas i Kosovës, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”.
Arrestimi i F.S. erdhi pas veprimeve hetimore të zhvilluara nga institucionet kompetente.
Të lidhura
None found
Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se, me urdhër të saj, ndalimi u realizua nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
