Stamboll/ Sulmi në kishën katolike! ISIS merr përgjegjësinë: Ishte përgjigje e thirrjeve të udhëheqësve për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët

Pas ngjajres së rëndë ku humbi jetën një person nga sulmi ne kishën katolike në Stamboll autoritetet turke kanë arrestuar dy persona të armatosur të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Lajmin për arrestimin e dy të dyshuarve e ka ndarë ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

“Të dy të dyshuarit janë shtetas të huaj. Njëri prej tyre është nga Taxhikistani dhe tjetri është rus, dhe ne i vlerësuam se ishin me Shtetin Islamik”, tha Yerlikaya, duke shtuar se ata do të merren në pyetje për sulmin.

Ai shtoi se një turk u vra nga sulmin në kishën katolike italiane të Santa Maria, i cili ishte objektivi i njerëzve të armatosur, raportojnë mediat turke.

Jerlikaya në platformën X (ish-Twitter) nuk deklaroi motivin e sulmit dhe nuk zbuloi se kush e kreu sulmin. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një postim në Telegram, duke thënë se sulmi ishte në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të ISIS për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët.

Shteti Islamik ka kryer sulme të shumta në të gjithë Turqinë, duke përfshirë në një klub nate në Stamboll më 1 janar 2017, në të cilin u vranë 39 persona.

Yerlikaya tha se autoritetet turke kishin arrestuar 2086 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik gjatë 1046 operacioneve që nga qershori 2023 dhe se 529 persona ishin arrestuar.

 


Shtuar 29.01.2024 16:15