Sekretari i Shëndetësisë infektohet me Covid, vetë-karantinohet Boris Jonson

Përgjigja e dytë e testit pozitiv me Covid19, të sekretarit të shëndetësisë Sajid Javid detyron kryeministrin anglez Boris Jonson të vetë-karantinohet në shtëpi.

Një zëdhënës i kryeministrit në Downing Street tha se Boris Jonson nuk do t’i nënshtrohet skemës pilot të gjurmimit të të prekurve me Covid por ka zgjedhur të vetë-izolohet.

Në një situatë të tillë thotë BBC, kryeministri Jonson do ta drejtojë qeverinë dhe zhvillojë takimet e planifikuara përmes platformave ‘online’ të komunikimit.

Downing Street po ashtu thotë se shefi financave britanike Rishi Sunak është kontaktuar nga ekipet e gjurmit të virusit dhe do të izolohet sipas kërkesës së tyre.

Fillimisht u njoftua se Jonson dhe Sunak nuk do të karantinoheshin por reagimi menjëhershëm i opozitës Laburiste bëri që pas 157 minutash nga njoftimi i parë ata të reagonin e vetë-izoloheshin.

Sekretari i ri i shëndetësisë angleze Sajid Javid u konfirmua pozitiv me Covid 19 të shtunën.

Një ditë më parë ai së bashku me kryeministrin dhe shefin e financave kishin zhvilluar një takim.

Në Britaninë e Madhe numri të testuarve pozitiv sa vjen shtohet në një kohë kur të Hënën përgatitet heqja e masave shtrënguese.

Përfaqësuesit e biznese kanë shprehur shqetësimin e mungesës së personelit si pasojë e rritjes të numrit të atyre që u kërkohet vetë-izolim.
Më shumë se gjysmë milion britanikëve përmes një aplikacioni të shërbimit kombëtar të shëndetësisë NHS i është kërkuar të izolohen .

Shtuar 18.07.2021 15:06