Përfshihet nga flakët gjatë ecjes makina në Cërrik, s’ka të lënduar

Një makinë ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Cërrik – Gostimë.

Sipas policisë, më datë 18.07.2021, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik – Gostimë, në fshatin Malasej, mjeti tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin A.H., 56 vjeç, banues në fshatin Gjyralë,  Cërrik, në ecje e sipër ka marrë zjarrë dhe për pasojë mjeti është djegur pjeserisht në pjesën e përparme.

Njoftimi i policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Më datë 18.07.2021, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik – Gostimë, në fshatin Malasej, mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A.H., 56 vjeç, banues në fshatin Gjyralë,  Cërrik, në ecje e sipër ka marrë zjarrë dhe për pasojë mjeti  është djegur  pjeserishtë në pjesën e përparme.

Nuk ka dëme në njerëz por  vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.


Shtuar 18.07.2021 15:13