Komuna e Çairit reagon pas SMS-ve që pretendohet se ndalojnë flamujt kombëtarë në shkolla

Komuna e Çairit ka reaguar ndaj mesazheve SMS që, sipas raportimeve, u janë dërguar nxënësve dhe u kërkojnë të mos shfaqin flamuj kombëtarë në shkolla.

Sipas komunës, bëhet fjalë për manipulime të nxitura nga qarqe të dyshimta.

Të lidhura

None found

“Dënojmë çdo përpjekje për të përhapur frikë e pasiguri te prindërit dhe nxënësit përmes SMS-ve të pakonfirmuara, të cilat pretendohet se ndalojnë sjelljen e flamujve kombëtarë në shkolla. Pas këtyre manipulimeve qëndrojnë qarqe të dyshimta, që nuk ua duan të mirën shqiptarëve”, thuhet në reagim.

Komuna thekson se këto veprime nuk do të arrijnë të prishin atmosferën festive apo të nxisin përçarje mes qytetarëve. “Në Çair askush nuk mund ta cenojë flamurin kombëtar! Askush nuk duhet të guxojë t’i frikësojë fëmijët tanë për identitetin dhe simbolet e tyre kombëtare”, thuhet më tej.

Në përfundim, komuna nënvizon se flamuri përfaqëson krenari, identitet dhe dinjitet.


Shtuar më 24.11.2026 13:51

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet