Rusia po përpiqet të krijojë një rival të Starlink-ut të Elon Musk përmes Rassvet-it, një konstelacion satelitësh në orbitën e ulët të Tokës. Objektivi është ndërtimi i një rrjeti që garanton komunikime të shpejta e të qëndrueshme, edhe për nevoja ushtarake.
Të lidhura
None found
Rëndësia e një sistemi të tillë është bërë veçanërisht e dukshme në luftën në Ukrainë, ku Starlink-u përdoret për komunikime, komandim e kontroll, si dhe për drejtimin e dronëve. Konflikti ka treguar se komunikimet satelitore janë thelbësore në luftën moderne, sidomos për dërgimin në kohë reale të të dhënave dhe videove. Në të kundërt, sistemet tradicionale ushtarake janë ndërtuar kryesisht për komunikim zanor dhe kanë vështirësi në përpunimin e sasive të mëdha të informacionit.
Analisti Jakub Janovsky vlerëson se kjo i ka bërë Starlink-un dhe platformat e ngjashme thuajse të domosdoshme për ushtritë moderne. Projekti Rassvet po zhvillohet nga kompania ruse Bureau 1440, e cila lëshoi satelitët e parë në vitin 2023.
Megjithatë, zbatimi i programit është shoqëruar me probleme teknike. Nga 16 satelitët e grupit të parë Rassvet-3, njëri u dogj gjatë rikthimit në atmosferë, ndërsa të tjerët mbetën në orbita nën lartësinë e planifikuar prej 800 kilometrash. Vështirësi po shfaq edhe grupi i dytë, i përbërë nga 16 satelitë dhe i lëshuar në korrik. Disa prej tyre kanë humbur lartësi dhe mund të mos arrijnë të funksionojnë.
Eksperti i hapësirës Anatoly Zak e quan shqetësues numrin e dështimeve. Ai ka ngritur gjithashtu dyshime mbi aftësinë e sistemeve të shtytjes për t’i vendosur satelitët në orbitën e synuar.
