Bajram Shala: Kontributi i Rrahmanit vlerësohet, por pensionimi i tij mbetet i papranueshëm

Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Shala, deklaroi se institucioni e çmon kontributin e kapitenit Amir Rrahmani, por nuk e arsyeton vendimin dhe deklaratën e tij publike për pensionim.

Të lidhura

None found

Gjatë konferencës për media, Shala bëri të ditur se FFK-ja kishte kërkuar të udhëtonte drejt Napolit për t’u takuar me Rrahmanin dhe për të gjetur një zgjidhje për problemet e mundshme. Megjithatë, futbollisti nuk ishte i gatshëm për këtë takim.

Ai tha se, në emër të Federatës, e falënderon Rrahmanin për gjithçka që ka bërë si futbollist, duke theksuar se vendimi i fundit mbetet i papranueshëm. Sipas tij, kjo nuk e zbeh kontributin e madh të kapitenit gjatë 10 viteve.

Shala shtoi se as periudha e Rrahmanit si lojtar dhe kapiten nuk e justifikon mënyrën se si u mor vendimi. Ai theksoi se kishte qenë në komunikim të vazhdueshëm me të dhe ishte përpjekur t’u përgjigjej të gjitha kritikave që mund të kishte futbollisti, madje FFK-ja kishte ofruar të shkonte në shtëpinë e tij në Napoli për t’i diskutuar këto çështje.

“Nuk i di arsyet e këtij veprimi, pasi ai është mjaft i pjekur. Nuk e kuptoj nëse është ndikuar apo manipuluar nga dikush tjetër, apo çfarë e ka shtyrë të vepronte në atë mënyrë”, deklaroi Shala.

Ai nënvizoi gjithashtu se përfaqësuesja e Kosovës nuk mund të varet nga prania ose mungesa e asnjë personi, përfshirë edhe Amir Rrahmanin, duke thënë se ky parim vlen për të gjithë.

Kosova do ta mbajë seancën e parë stërvitore këtë të enjte, duke filluar nga ora 17:00.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet