Kamerat zbulojnë lëvizjet e Armand Shakajt pas zhdukjes së Eglant Koçit, thesi i zi dhe alibia e frigoriferit

Regjistrimet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave që u morën në pyetje kanë nxjerrë në dritë hollësi të rëndësishme për lëvizjet e Armand Shakajt pas zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi. Sipas dosjes së hetimit, më 5 qershor 2026, vetëm një ditë pasi Eglanti ishte denoncuar si i zhdukur, Shakaj është filmuar duke dalë nga lokali i tij me një thes të zi, të cilin e tërhiqte zvarrë dhe më pas e ngarkoi në automjetin e vet. Menjëherë pas tij është parë edhe kamarieri Enea Zyferi.

Në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë, Zyferi deklaroi se Shakaj i kishte kërkuar ndihmë për të ulur automatin e lokalit, pasi kishte për të ngarkuar një frigorifer. Më pas, sipas tij, të dy ishin nisur për të larë makinën në një lavazh.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ky version nuk i bindi hetuesit. Pamjet filmike dhe të dhënat e tjera të grumbulluara ngritën dyshimet se thesi i zi mund të ishte përdorur për të vendosur brenda trupin e pajetë të Eglant Koçit.

Policia dyshonte se Enea Zyferi e kishte ndihmuar Shakajn për të nxjerrë kufomën nga lokali. Për këtë arsye ai u ndalua si i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe gjykata vendosi fillimisht masën e arrestit me burg. Pas gjashtë muajsh, kjo masë u zëvendësua me arrest në shtëpi, për shkak të rrethanave familjare që ai paraqiti.

Një tjetër element që shtoi dyshimet ishte fakti se kamerat kishin regjistruar takime të shpeshta mes Shakajt dhe Zyferit gjatë ditëve kur Eglanti rezultonte i zhdukur. Megjithatë, në atë fazë policisë i mungonte një provë vendimtare: trupi i 34-vjeçarit.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet