Zyra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) njoftoi se një cisternë nafte dhe një anije transporti kontejnerësh u qëlluan me disa raketa në Ngushticën e Hormuzit.
Të lidhura
None found
Sipas agjencisë, hetimet mbi këto incidente janë ende në zhvillim e sipër. Ende nuk dihet nëse goditjet kanë shkaktuar dëme materiale apo humbje jete.
Që pas shpërthimit të konfliktit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në fund të muajit shkurt, autoritetet në Teheran kanë deklaruar se e kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit dhe kanë goditur vazhdimisht anijet që përpiqen ta kalojnë atë pa autorizimin e tyre.
Nga ana tjetër, Uashingtoni ka vendosur një bllokadë detare ndaj porteve iraniane si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Teheranit për mbylljen e kësaj rruge strategjike detare.






