Putin: Moska në pritje të negociatorëve amerikanë për Ukrainën, Kremlini e lidh dialogun me zbutjen e krizës me Iranin

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se Rusia është në pritje të ardhjes së përfaqësuesve amerikanë për të rinisur bisedimet mbi luftën në Ukrainë, duke lënë të kuptohet se mund të hapet një fazë e re komunikimi mes Moskës dhe Uashingtonit, në një kohë kur SHBA-ja po ndjek njëherazi edhe situatën në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë të shpërndarë nga Kremlini, Putin u shpreh se të dyja palët janë duke pritur përfundimin e “ngjarjeve aktuale” dhe mbylljen e fazës së tensionuar që lidhet me çështjen iraniane, para se delegacioni amerikan të mbërrijë në Moskë për vijimin e kontakteve.

Të lidhura

None found

“Ne presim, sapo të mbarojnë të gjitha ngjarjet, pasi të mbarojë faza e nxehtë në lidhje me dosjen iraniane, mbërritjen e përfaqësuesve të qeverisë amerikane me të cilët jemi takuar tashmë në Moskë”, tha Putin.

Ai nënvizoi gjithashtu se pala ruse vazhdon të jetë e gatshme për negociata të hollësishme lidhur me konfliktin në Ukrainë, duke theksuar se Moska është e hapur të vazhdojë diskutimet “mbi të gjitha çështjet dhe detajet”.

Këto deklarata vijnë në një periudhë të shoqëruar me tensione në arenën ndërkombëtare, ndërsa, sipas Kremlinit, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara njëkohësisht në disa drejtime diplomatike. Putin kishte lënë të kuptohej edhe më herët se përqendrimi amerikan te kriza me Iranin ka ndikuar në ritmin e përfshirjes për luftën në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, gjatë samitit të G7 në Francë, ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Rusia duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës së nisur në shkurt të vitit 2022, duke paralajmëruar se, në të kundërt, Uashingtoni mund të rikthejë sanksionet ndaj Moskës.

Paralelisht, zyrtarët rusë kanë ashpërsuar kritikat ndaj kursit amerikan. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se administrata aktuale e SHBA-së nuk po vepron më si një ndërmjetëse e paanshme, por po ndjek një qasje të mbështetur te “presion dhe sanksione”.

Megjithatë, Kremlini insiston se linjat e komunikimit me Uashingtonin mbeten funksionale dhe se rifillimi i dialogut është i mundur sapo rrethanat ndërkombëtare ta bëjnë të mundur.


Shtuar 29.06.2026 09:34

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet