Ndahet nga jeta Franco Battiato, gjeniu i muzikës italiane

Është ndarë nga jeta Franco Battiato, i njohur si gjeniu i muzikës italiane. Kantautori u nda nga jeta sot në rezidencën e tij në Milo, pasi kishte qenë sëmurë prej disa kohësh. Ai kishte thyer femurin dhe legenin dhe që prej asaj kohe nuk u shfaq më në publik. Lajmin e vdekjes së tij e dha familja.

Ai ka qenë një artist avanguard që ka eksperimentuar me muzikën dhe instrumentat. Battiato ka lënë pas një pasuri të paçmueshme muzikore dhe këngë të paharrueshme./albeu.com


Shtuar 18.05.2021 09:46