Irani var dy burra të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit, vijon rritja e ekzekutimeve

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar me varje Omid Behzad dhe Puria Safvat, të akuzuar se kishin spiunuar për Izraelin. Vendimi u zbatua në orët e para të 3 gushtit, sipas agjencisë Mizan, e cila administrohet nga gjyqësori i Iranit.

Të lidhura

None found

Ekzekutimi i tyre vjen në një kohë kur në Republikën Islamike nuk ka shenja se po ngadalësohet vala e dënimeve kapitale, shpesh e mbështetur në akuza të paqarta që lidhen me sigurinë kombëtare, që prej nisjes së luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Sipas pretendimeve të Mizanit, Behzad dhe Safvat i kishin dhënë “ndihmë të konsiderueshme” shërbimit izraelit të inteligjencës, Mossad, për realizimin e objektivave të tij gjatë konfliktit të qershorit 2025, të cilin Irani e cilëson si Lufta 12-Ditore, si dhe në konfliktin që vazhdon prej 28 shkurtit.

Agjencia deklaroi se dy burrat kishin komunikuar me oficerë të Mossadit dhe me kanale të lidhura me këtë shërbim inteligjence, duke u dërguar atyre koordinata, fotografi dhe të dhëna për objekte ushtarake e të sigurisë.

Gjyqësori iranian thotë se dy të akuzuarit u zbuluan nga Organizata e Inteligjencës e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), pasi kjo e fundit kishte “monitoruar sjelljen” e mediave që veprojnë jashtë Iranit, disa kanaleve informative dhe modelin e videove të dërguara prej tyre.

Republika Islamike pretendon se aktiviteti i Behzadit u zbulua gjatë “ekzaminimeve teknike” të telefonit të tij celular dhe se ai më pas e pranoi atë “gjatë hetimeve”. Nuk dihet, megjithatë, se në çfarë rrethanash mund të jetë marrë ky rrëfim. Prej vitesh, organizatat e të drejtave të njeriut i akuzojnë autoritetet iraniane për sigurimin e dëshmive përmes detyrimit.

Mizan deklaroi gjithashtu se Behzad kishte “pranuar në mënyrë të qartë” përdorimin e “aplikacioneve për gjetjen e vendndodhjes, si Google Maps”, me qëllim identifikimin dhe shënimin e koordinatave të lokacioneve të ndryshme.

Edhe Safvati u akuzua në raport për “bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Mossadin”, por për këtë pretendim nuk u paraqit asnjë provë.

Numri i ekzekutimeve të personave që organizatat e të drejtave të njeriut i cilësojnë si të burgosur politikë është rritur në Iran që prej fillimit të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt. Mes tyre përfshihen protestues, persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve të ndaluara dhe të dënuar për spiunazh.

Disa organizata të të drejtave të njeriut vlerësojnë se, që nga nisja e luftës, janë ekzekutuar më shumë se 50 persona të akuzuar për çështje politike dhe të sigurisë. Organizata të tjera thonë se shifra mund të jetë shumë më e lartë.

Akuzat e përdorura në përgjithësi nga Irani për ekzekutimet e kryera që prej fillimit të luftës përfshijnë spiunazhin për vende armike, bashkëpunimin me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, moharebeh-un, që nënkupton armiqësi ndaj Zotit, si dhe rebelimin e armatosur përmes anëtarësimit në organizatën opozitare në mërgim Mojahedin-e Khalq.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara, në një deklaratë të publikuar më 27 korrik, e akuzuan Republikën Islamike se përmes ekzekutimeve synon të “mbjellë frikë në mbarë shoqërinë, të pengojë protestat e ardhshme dhe të heshtë kundërshtimin”. Ata shtuan se “megjithatë, shtypja vetëm sa krijon më shumë kundërshtim”.

Të dhënat më të fundit të verifikuara tregojnë se gjatë këtij viti në Iran janë ekzekutuar deri tani 433 persona. Shumë prej tyre ishin dënuar me vdekje për raste të lidhura me protestat e janarit, gjatë të cilave forcat e sigurisë vranë mijëra njerëz dhe ndaluan dhjetëra mijëra të tjerë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut kanë ngritur pikëpyetje mbi drejtësinë e proceseve gjyqësore. Shqetësimet e tyre lidhen edhe me pretendimet për rrëfime të marra nën detyrim dhe me kufizimin e qasjes në një proces të rregullt ligjor./ REL


Shtuar 3.08.2026 18:59

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio