Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në një aksident tragjik në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të hënë në Itali ku si pasojë ka humbur jetën një 25 vjeçar Shqiptar.

I riu që drejtonte një kamion u përplas me një tjetër kamion të ndaluar në autostradën A22 , në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe kabinës së pagesave Mantua në veri.

25-vjeçari, që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi të lartë, ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.


Shtuar 22.04.2024 17:25