Europa nën pushtetin e zjarreve, skena dramatike në Kroaci dhe qiell i nxirë në Greqi

Lufta kundër flakëve pranë Brbinjit, në Dugi Otok të Kroacisë, vijoi pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Terreni i thepisur dhe bimësia e dendur ua kanë vështirësuar zjarrfikësve përpjekjet për ta vendosur zjarrin nën kontroll.

Të lidhura

None found

Vatra u aktivizua të premten në mbrëmje dhe u zgjerua me ritme të shpejta. Në operacion u përfshinë rreth 100 zjarrfikës, ndërsa gjatë natës në ishull mbërritën përforcime me rreth 50 efektivë të tjerë dhe 17 automjete.

Flakët janë përqendruar në dy fronte, njëri rreth një kilometër i gjatë dhe tjetri 600 metra. Sipas zjarrfikësve, ndërhyrja është veçanërisht e komplikuar për shkak të pjerrësisë, mungesës së aksesit dhe bimësisë së dendur mesdhetare.

Situata rëndohet më tej nga banesat e shpërndara në zonat përreth. Një zjarr i përmasave të mëdha goditi edhe Omisin, ku shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe një viktimë. Qindra banorë dhe turistë u nxorën me urgjencë nga qyteti, i cili ndodhet rreth 25 kilometra në juglindje të Splitit.

Të favorizuara nga erërat e fuqishme, flakët u drejtuan nga qyteti bregdetar. Kur zjarri iu afrua qendrës, disa pjesë të Omisit mbetën pa energji elektrike. Banesa, automjete dhe anije u dëmtuan ose u shkatërruan, ndërsa vatra zjarri u raportuan edhe në Mostar.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, nënvizoi seriozitetin e rrezikut dhe përgëzoi punën e zjarrfikësve. Duke folur për gazetarët, ai deklaroi: “Zjarret u përhapën me shpejtësi rrufeje”. Më tej shtoi: “Ajo që zjarrfikësit arritën të shpëtonin është vërtet një mrekulli.”

Gjermania, Anglia, Franca dhe Greqia po përballen gjithashtu me emergjenca të ngjashme. Në Gjermani, zjarret detyruan evakuimin e 2000 personave. Në Mbretërinë e Bashkuar, pasi të enjten u shënua dita më e nxehtë e vitit, zjarrfikësit kaluan të premten duke u përballur me flakët në West Midlands, në Anglinë qendrore. Shërbimi i ambulancës bëri të ditur se 19 persona u shtruan në spital.

Në jugperëndim të Francës, një zjarr përfshiu pyjet me pisha në rajonin Landes, duke detyruar 525 banorë të largoheshin. Kjo zonë është prekur edhe më herët gjatë këtij viti nga zjarre të mëdha.

Në veri të Greqisë, banorë me maska në fytyrë, mes tyre edhe persona që mbanin fëmijë ose kafshë shtëpiake, u larguan me gomone dhe varka nga qyteti bregdetar i Sivirit. Një pyll i zonës u përfshi nga zjarri, ndërsa retë e dendura të tymit e ngjyrosën qiellin në gri të errët.


Shtuar 15.08.2026 15:10

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombayspin girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom