Drogë, armë e pasuri miliona euro: Arrestohen 18 persona në Greqi (FOTO LAJM)

Një grup kriminal i cili prodhonte dhe shpërndante kanabis në një zonë të Atikës është fundosur nga policia. Hetimi i çështjes u parapri nga një hetim sistematik policor dhe bashkëpunim i Departamentit të Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale të Policisë së Kretës me Nën-Drejtorinë e Prokurorisë së Drogës së Atikës.

Nga ky operacion madhor përfunduan në pranga 18 persona. Pesë nga vendasit kishin krijuar një grup kriminal dhe, nën maskën e një kompanie të licencuar industriale për rritjen e kanabisit, po kultivonin një numër të madh të fidanëve, të cilët binin në kundërshtim me ligjin. Përveç kësaj, ata punësuan ilegalisht të huaj, të cilët kryenin punë kultivuese në zonën e plantacioneve. Gjatë operacionit, i cili u zhvillua dy ditë më parë në një zonë të Atikës Juglindore, më shumë se 46,000 fidanë kanabisi u gjetën të kultivuar, nga të cilat 28,910, deri në 1,8 metra të larta.

Në të njëjtën kohë, u kryen kërkime në shtëpi dhe zona magazinimi në Heraklion dhe Atikë, ku – midis gjërave të tjera – u gjetën dhe konfiskuan:

5 armë, 770 gëzhoja të llojeve të ndryshme dhe kalibrave,
3 armë automatike, 5 pistoleta dhe një armë gjahu,
2 dylbi, 4 thika, një kuti e përshtatshme për ruajtjen e municioneve,
63,290 euro dhe 10,259 dollarë,
2 kamera sigurie,
10 pajisje të lëvizshme

Përfitimi i pritur ilegal që anëtarët e organizatës kriminale do të merrnin nga sasitë e konfiskuara deri më tani, vlerësohet në 26 mln euro.


Shtuar 14.06.2021 18:08