Zidane bën sherr me gazetarin pas pyetjes provokuese (VIDEO)

Zinedine Zidane u largua përpara kohe nga Real Madrid dhe pasi zyrtarizoi gjithçka përmes një letre akuzoi se nuk kishte mbështetjen e drejtuesve të klubit. Gjithsesi tani Ancelotti ka zënë vendin e tij dhe trajneri francez është me pushime por së fundmi ai është ngacmuar nga gazetari spanjoll i Directo Gol, Serio Quirante.

Ai provokon Zidane duke e pyetur nëse u largua në mënyrë të shëmtuar nga Real Madrid por si duket për francezin gazetari ishte i njohur dhe nuk ishte hera e parë që i bënte pyetje të tilla ndaj dhe reagimi ishte i ashpër.

Sergio Quirante: Mister Mister, a ishte një largim në mënyrën më të keqe nga Real Madridi?

Zidane: Vazhdoni dhe bëni pyetje idiote si më parë? Puna jote është e turpshme, gjithmonë ndodh kështu me ju.

Quirante: Nuk po kërkoj gjë tjetër, doja vetëm…

Zidane e ndërpret: Gjithmonë e njëjta gjë me ju, unë të njoh, ti më njeh mua. Hajde këtu dhe më lër të të flas pa kamera.

Dukej si një ftesë për debat të fortë por gjithçka u mbyll aty teksa ngjarja konfirmon ato që akuzonte Zidane që disa gazetarë mund të jenë shtyrë nga drejtuesit gjatë sezonit që të vinin në diskutim punën e tij dhe largimin nga stoli.


Shtuar 14.06.2021 18:16