Blinken prezanton familjen në Ditën e Baballarëve: Një nga gëzimet më të mëdha të jetës sime

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka zgjedhur Ditën e Baballarëve për të prezantuar familjen e tij.

Nëpërmjet një fotoje të ëmbël pranë bashkëshortes dhe dy fëmijëve ai shkruan se atësia është një nga gëzimet më të mëdha të jetës së tij. Ai shkruan gjithashtu se fëmijët e frymëzojnë të luftojë për ta bërë botën një vend më të mirë.

“Atësia ka qenë një nga gëzimet më të mëdha të jetës sime. Fëmijët e mi më frymëzojnë të shërbej dhe të bëjmë gjithçka mundemi për të përmbushur premtimet tona për ta bërë botën një vend më të mirë, më të sigurt dhe më të shëndetshëm. Gëzuar Ditën e Baballarëve për të gjithë baballarët”, shkruan ai në Twitter.


Shtuar 19.06.2022 18:49