“Bisedimet për lirimin e pengjeve, konstruktive”, Netanyahu: Diskutimet kanë ngecur

Bisedimet e iniciuara nga Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, për të ndërmjetësuar një marrëveshje pengjesh mes Izraelit dhe Hamasit, janë “konstruktive”, por mbeten ende mospajtime domethënëse, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit të dielën.

“Ka boshllëqe të rëndësishme për të cilat palët do të vazhdojnë të diskutojnë këtë javë në takime të tjera”, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Të lidhura

None found

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara William Burns dhe kreu i agjencisë izraelite të zbulimit, David Barnea, u takuan me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, së bashku me kreun e zbulimit egjiptian, Abbas Kamel, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se bisedimet u zhvilluan në Evropë, pa dhënë një vend të caktuar.

Administrata e Presidentit Joe Biden është përpjekur të ndërmjetësojë lirimin e më shumë se 100 pengjeve që vazhdojnë të jenë në Gazë, që pas sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael nga grupi i militantëve islamik Hamas, i cili sundon Gazën. Rreth 1200 persona u vranë dhe mbi 250 të tjerë u morën peng, sipas zyrtarëve izraelitë.


Shtuar më 28.01.2024 22:04

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş