“Batmani” i Lagos de Moreno në Meksikë, personi misterioz që ndëshkon të dyshuarit për vjedhje motoçikletash

Në Meksikë po komentohet gjerësisht një person ende i paidentifikuar, të cilin banorët e kanë quajtur “Batmani i Lagos de Moreno”, pasi dyshohet se ka nisur i vetëm një fushatë kundër hajdutëve të motoçikletave.

Mediat lokale raportojnë se brenda dhjetë ditëve të fundit, në shtetin Jalisco, ai ka kapur të paktën pesë persona të dyshuar për vjedhje motoçikletash. Të dyshuarit janë gjetur të lidhur me shirit ngjitës në shtylla ndriçimi, ndërsa pranë tyre janë lënë edhe motoçikletat e vjedhura.

Të lidhura

None found

Rastet janë bërë virale pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi të burrave të lidhur në hapësira publike. Në disa pamje, ata shiheshin me gojën të bllokuar me shirit ngjitës, me shenja dhune në trup dhe pranë mesazheve që paralajmëronin kundër vjedhjes së motoçikletave.

Sipas raportimeve, veprimet e personit misterioz lidhen me pakënaqësinë ndaj autoriteteve dhe mungesës së rezultateve në përballjen me kriminalitetin. Për këtë arsye, shumë banorë e kanë krahasuar atë me superheroin e njohur “Batman”.

Prokurori i shtetit Jalisco, Salvador González de los Santos, bëri të ditur se janë evidentuar raste ku të rinj janë gjetur të lidhur, bashkë me pankarta ku paralajmërohej se të njëjtin fat do ta pësonin të gjithë ata që do të vijonin të vidhnin motoçikleta.

Ai sqaroi gjithashtu se, edhe pse mbi këta persona ka dyshime, për momentin ata trajtohen si viktima dhe ngjarjet po hetohen si akte dhune.

Ndërkohë, Sekretari i Sigurisë së Shtetit, Juan Pablo Hernández, deklaroi se deri tani janë dokumentuar pesë raste të ngjashme. Sipas autoriteteve, janë identifikuar dy automjete që mund të kenë lidhje me ngjarjet, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Ngjarja ka marrë jehonë të madhe edhe online, ku postimet për “Batmanin e Lagos de Moreno” kanë arritur miliona shikime dhe mijëra reagime. Një pjesë e përdoruesve e përshkruajnë si hero që po përballet me krimin, ndërsa të tjerë e shohin këtë fenomen si shenjë të rënies së besimit të qytetarëve tek institucionet ligjzbatuese.

Identiteti i këtij personi mbetet i paqartë. Hetuesit po verifikojnë edhe pistën se pas sulmeve mund të mos jetë vetëm një individ, por një grup i organizuar. Personat e gjetur të lidhur kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa hetimet vijojnë si për vjedhjet e motoçikletave, ashtu edhe për dhunën e ushtruar ndaj tyre.


Shtuar 29.06.2026 11:57

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet