Armëpushimi tregtar SHBA-Kinë vijon, tarifat mbeten të pandryshuara deri në janar

Shefi i Thesarit amerikan, Scott Bessent, konfirmoi se Uashingtoni dhe Pekini kanë rinovuar edhe një herë armëpushimin në fushën tregtare, duke rënë dakord të thellojnë bisedimet për çështjet kryesore ekonomike. Ky vendim vjen pas një përshkallëzimi të fortë tregtar që vitin e kaluar u dilte nga kontrolli të dy palëve.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste për Fox News, Bessent zbuloi se palët zhvilluan një takim 12-orësh të mërkurën dhe arritën marrëveshjen për zgjatjen, me synimin për të “fituar më tepër kohë që të shohim se çfarë hapash mund të ndërmarrim në planin ekonomik”. Ai e cilësoi takimin si frytdhënës.

Ky armëpushim ka pësuar disa zgjatje që prej muajit maj 2025, kur të dyja ekonomitë më të mëdha në botë u ulën në Gjenevë për të gjetur zgjidhje ndaj konfliktit tregtar. Në momentin më të acaruar, tarifat amerikane mbi produktet kineze arritën një rekord prej 145%, duke ndaluar praktikisht hyrjen e çdo malli kinez në tregun amerikan. Si kundërpërgjigje, Kina vendosi taksa mbi 100% ndaj produkteve nga SHBA.

Aktualisht, tarifat janë ulur ndjeshëm: 30% për mallrat kineze që hyjnë në SHBA dhe 10% për produktet amerikane që shkojnë drejt Kinës. Këto nivele janë zgjatur vazhdimisht, ndërsa rinovimi më i fundit ishte në gusht për një periudhë 90-ditore. Afati i mëparshëm do të përfundonte më 10 nëntor, por tani marrëveshja e re e shtyn deri më 10 janar. Po të lihej të skadonte armëpushimi, taksat amerikane do të hidheshin automatikisht në 54%, ndërsa ato kineze do të riktheheshin në 34%.

Megjithëse bisedimet kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë vitit të fundit, të dy vendet nuk kanë hequr dorë nga kufizimet mbi eksportet që i konsiderojnë thelbësore për sigurinë kombëtare. Midis tyre përfshihen çipat e teknologjisë së lartë për inteligjencën artificiale dhe mineralet e rralla të tokës.


Shtuar 24.09.2026 18:43

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegel