50-vjeçari shqiptar godet 8 herë me thikë ish-pronaren e hotelit ku punonte: Më thanë ta bëj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Sipas medieve fqinjë, një 50-vjeçar shqiptar ka goditur pronaren e një hoteli në Castel San Pietro.

50-vjeçari kishte dhënë dorëheqjen rreth një muaj më parë, por vazhdimisht frekuentonte ambientin ku ai punonte më parë.

Sipas mediave italiane, sulmi mbetet një mister pasi nuk janë zbuluar akoma arsyet se pse ish-punonjësi sulmoi me thikë pronaren e hotelit.

Ai e goditi 8 herë me thikën pronaren. Gjithashtu edhe pas marrjes në pyetje ai ka përsëritur vazhdimisht “më thanë që ta bëj”, gjë e cila ka ngjallur dyshime për gjendjen e tij psikike.

50-vjeçari thuhet se frekuentonte shpesh ambientin duke mos shfaqur probleme në sjellje, apo shenja inati të akumuluar pasi shpesh takohej dhe përshëndetej me ish-kolegët madje edhe me pronaren që ai sulmoi.


Shtuar 29.05.2024 19:27