Bosnja regjistron rastet e para me Omicron

Bosnje e Hercegovina ka regjistruar dhjetë rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit, thanë zyrtarët shëndetësorë. Ata shtuan se numri i infektimeve me këtë variant, që është më ngjitës, mund të jetë më i lartë.

Goran Çerkez, këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Federatën boshnjake e kroate të Bosnjës, tha se rastet u detektuan pas testimeve të kryera nga Qendra Klinike Universitare e Sarajevës.

Të lidhura

None found

“Nuk kemi asnjë dyshim se Omicroni veçse ka qenë duke qarkulluar në Bosnje dhe se në muajt e ardhshëm do të shndërrohet në variant dominues”, tha Çerkez për agjencinë Reuters.

Bosnja nuk ka Ministri kombëtare të Shëndetësisë, por 13 qeveritë rajonale kanë ministritë përkatëse, të cilat kanë statistikat e tyre lidhur me pandeminë.

Sipas shifrave zyrtare, vetëm rreth 30 për qind e popullsisë së Bosnjës është vaksinuar kundër koronavirusit. Megjithatë, sipas Çerkezit, ky numër mund të jetë më i lartë, pasi sipas tij, në statistika nuk është marrë parasysh largimi i madh i qytetarëve nga Bosnja gjatë viteve të fundit./REL


Shtuar më 29.12.2021 22:54

Tags: ,
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş