Barça pa 15 lojtarë kundër Mallroca, Mundo Deportivo zbulon formacionin

Të dielën e 2 janarit për ndeshjen e 19-të të La Ligës, Barcelona do të jetë në fushën e Majorkës.

Kjo është një sfidë për të cilën Xavi, do të ketë shumë mungesa.

Siç raporton Mondo Deportivo, Barcelona pritet të rreshtohet me skemën 4-3-3.

Ter Stegen; Araujo, Pique, Eric, Mingueza; Nico, De Jong, Riqui Puig; Abde, Jutgla dhe Coutinho.

Si eshte e mundur? Përgjigja është e thjeshtë. Gavi dhe Sergio Busquets janë skualifikuar, Pedri, Ansu Fati, Braithwaite, Depay dhe Sergi Roberto janë të lënduar, Jordi Alba, Lenglet, Dani Alves, Balde, Umtiti, Dembele janë pozitivë për Covid-19, përveç Demirit dhe Ferran Torres ende nuk janë rgjistruar në Federatë pas blerjes nga Manchester City. /albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 22:51