Vendimi i Arbitrazhit ndërkombëtar në favor të biznesmenit italian Francesco Bechetti do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 14,5 milardë lekë, ose e thënë ndryshe 110 milionë euro.
Televizioni më i ri i asaj kohe, financuar nga biznesmeni Italian Francesco Becchetti, u mbyll në 2015, vetëm 2 vite pasi ai u krijua.
I pozicionuar kundër qeverisë Rama të asaj kohe, ky televizon shpesh u gjend përballë sulmeve politike të cilat kulmuan me mbylljen e tij.
Më 8 qershor 2015 biznesmeni Italian u akuzua nga Prokuroria shqiptare për krim financiar (pastrim parash dhe mospagim të taksave), duke iu bllokuar të gjitha llogaritë bankare.
Në atë kohë, punonjësit vazhduan punën pa u paguar, ndërkohë OSHEE për shkak të mospagimit të faturave u shkëputi edhe energjinë.
Një pikë e madhe kthese ishte dhe incidenti mes kryebashkiakut Veliaj dhe biznesminit Bechetti, ku “Agon Channel” mbuloi dasmën e tij luksoze në vitin 2014.
Madje për këtë ngjarje ka shkruar edhe The Independent në 2019, ku shkruante një artikull me titull: Së pari ata erdhën për emisionin e mëngjesit: Si qeveria e Shqipërisë mbylli një stacion të tërë televiziv që guxoi ta kritikonte atë.
Në artikull përshkruhet hap pas hapi si ndodhi mbyllja e televizionit që ishte një nga frymat më kritike.
“Kjo është një ditë e errët për gazetarinë në Shqipëri,” deklaron Sonila Meco në transmetimin mahnitës-shkruan The Independent lidhur me daljen e Mecos ditën kur TV u mbyll si të ishim në diktaturë.
“Në një përplasje, Shqipëria, një anëtar i NATO-s në Ballkanin Perëndimor, aleat i ngushtë i SHBA., vrau përgjithmonë një nga eksperimentet më premtuese të medias në Ballkan, mbase edhe në të gjithë Evropën.”-vazhdon artikulli. /albeu.com/