Real Sociedat fiton Copa del Rey, mposht minimalisht Bilbaon (VIDEO)

Real Sociedad ka shënuar një fitore të madhe sonte ndaj Athletic Bilbao duke u shpallur kampion i Copa Del Rey.

Ekipi i trajnerit, Alguacil arriti fitore në derbin bask me rezultat minimal 1 me 0, shkruan IndeksOnline

 

 

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mikel Oyarzabal në minutën e 63’të nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Real Sociedad shpallet kampion në Copa Del Rey dhe ky është titulli i tretë i tyre në histori.

Në këtë takim, befasisht s’pati minuta për kosovarin, Adnan Januzaj.

Kujtojmë që më së shumti tituj të këtij kompeticioni ka skuadra e FC Barcelonës, gjithsej 30!.


Shtuar 3.04.2021 23:38