Brenda avionit supersonik të presidencës amerikane (FOTO LAJM)

Prej kohësh kompani të ndryshme kanë nisur punën për të ndërtuar avionë supersonikë, me premtimin se udhëtimet e gjata transoqeanike do të kryhen brenda pak orësh.

Kësaj nisme duket se i është bashkuar edhe Forca Ajrore amerikane e cila ka arritur një marrëveshje me një kompani private për të ndërtuar një avion supersonik për Presidentin dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit.

Avioni supersonik mund të përdoret si Air Force One. Projekti 3D, u krye nga Prime Studios e cila tregon se dizajni i kabinës u frymëzua nga Dega Ekzekutive e SHBA-së.

Avioni i Exosonic duhet të jetë në gjendje të fluturojë me pothuajse dyfishin e shpejtësisë së zërit.


Shtuar 3.04.2021 11:04