Boiken Abazi ankohet në KAS: Nuk po lënë vëzhguesit e kandidatëve të pavarur në qendrën e numërimit

Kandidati i pavarur në Tiranë, Boiken Abazi nga shkolla “Bajram Curri” në KZAZ nr. 34 ka njoftuar ankesën e tij në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, pasi nuk kanë lejuar të hyjë asnjë vëzhgues të kandidatëve të pavarur. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje policisë të mos zbatojë urdhra të jashtëligjshme.

“Te Shkolla “Bajram Curri” KZAZ nr. 34 nuk po lejojnë të hyjë asnjë vëzhgues i certifikuar nga unë si kandidat i pavarur. Ndërkohë kanë lënë vëzhguesit e subjekteve të tjera. Ne po bëjmë ankesë në KAS. I bëjmë thirrje medieve të mbulojnë ngjarjen. I bëjmë thirrje policisë të mos zbatojë urdhra të jashtëligjshëm”, shkruan Abazi në Facebook./albeu.com


Shtuar 26.04.2021 02:56