Shifrat zyrtare: Si kanë votuar shqiptarët

Po vijon procesi i numërimit të votave të hedhura në kutitë e votimit për zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme më 25 prill.

Paraprakisht, në rezultatet e publikuara nga KQZ, ka shkuar në 4 numri i kutive të votimit të numëruar deri më tani në Tiranë.

Sipas rezultateve zyrtare, deri më tani PS kryeson me 723 vota (58.48%), e ndjekur nga PD me 404 vota (32.66%), LSI me 61 vota (4.93%) dhe PSD me 13 vota (1.05%).

Ndërkohë në Berat janë numëruar 4 kuti votimi prej të cilave kryeson Partia Socialiste.

Konkretisht, PS ka marrë 514 vota (62.76%), e ndjekur më pas nga PD me 129 vota (15.75%) dhe LSI 162 (11.78%).

Në qarkun e Korçës janë numëruar 10 kuti, prej tyre, kryeson PS me 1241vota (49.30%), e ndjekur nga PD me 978 vota, (38.86%) dhe LSI me 263 vota (10.45%).

Deri më orën (02:00) në Elbasan janë numëruar 7 kuti votimi prej të cilave kryeson Partia Socialiste.

Konkretisht, PS ka marrë 800 vota (54.91%), e ndjekur më pas nga PD me 592 vota (40.63%) dhe LSI 41 (2.81%).

Ndërkohë në Vlorë janë numëruar deri më tani 7 kuti. Sipas të dhënave të KQZ, rezultati I deritanishëm është si vijon PS ka marrë 1031 vota ose 65.21%, PD ka marrë 391 vota ose 24.73%, LSI ka marrë 119 vota ose 7.53%. Siç Shihet, Vlora mbetet e Ramës.

Janë numëruar 642 vota deri më tani në qarkun e Shkodrës, ndërsa janë hapur  vetëm 5 kuti deri në orën 2 pas mesnate.

Çuditërisht PS kryeson me 47.62% kundrejt 35.19% të votave që ka marrë Partia Demokratike, ndërsa LSI vjen e treta me 2.12%. PS: 360, PD: 266,  LSI: 16 .

Në qarkun e Dibrës janë numëruar deri më tani 6 kuti votimi. Deri më tani kryeson Partia Demokratike e cila ka siguruar 501 vota (53.24%).

PD ka marrë 760 ose 49.64 %. Ndërkohë Partia Socialiste rezulton të 640 vota ose 41.80 %. LSI ka marrë 95 vota nga gjashtë kuti të numëruara.

Në Lezhë deri në orën 2 pas mesnate, sipas shifrave zyrtare nga KQZ është Partia Socialiste ajo që ka marrë më shumë  vota. Deri tani është numëruar vetëm një kuti. PS: 73 (45.06%) PD: 62 (38.27), LSI: 21 (12.96)

Në Qarkun e Kukësit deri më tani janë numëruar 4 kuti votimi. Ajo që bie në sy është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila nuk ka marrë asnjë votë.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri në orën 02:00 pas mesnate, Partia Demokratike është ajo që kryeson me 651 vota ose 65.30%, e ndjekur nga PS që ka siguruar deri më tani 340 vota ose 34.10%./albeu.com

Në Fier deri në orën 2 pas mesnate, sipas shifrave zyrtare nga KQZ është Partia Socialiste ajo që ka rrëmbyer shumicën e votave.

Deri tani janë hapur vetëm 3 kuti, ndërsa përkatësisht votat janë ndarë:

PS: 687 (56.27%), PD: 453 (37.10%), LSI: 58 (4.75%)

Ndërkohë në Gjirokastër është pothuajse e njëjta linjë.

Deri tani janë hapur 11 kuti, ndërsa përkatësisht votat janë ndarë: PS: 1118 (56.04%), PD: 640 (32.08%), LSI: 199 (9.97%)

Në Berat janë numëruar 4 kuti votimi prej të cilave kryeson Partia Socialiste.

Konkretisht, PS ka marrë 514 vota (62.76%), e ndjekur më pas nga PD me 129 vota (15.75%) dhe LSI 162 (11.78%).

Ndërkohë që e gjithë Shqipëria vijon numërimin, në Durrës akoma nuk ka nisur procesi i numërimit edhe pse kanë kaluar thuajse 8 orë që nga mbyllja e votimit.

Qyeteti bregdetar është i vetmi ku nuk ka asnjë votë të numëruar zyrtarisht nga KQZ, gjë që ngre pikëpyetjet në mbarëvajtjen e procesit.

Kujtojmë se risitë në identifikimin elektronik supozohej të lehtësonin daljen e shpejtë të rezultateve, por sërish janë hasur probleme. /albeu.com/


Shtuar 26.04.2021 03:09