Blinken: Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë të rëndësishme dhe efektive

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ka deklaruar se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës kanë një ndikim të rëndësishëm.

Në një intervistë për mediat e huaja, Blinken ka theksuar se në samitin e G7 në Gjermani u bë e qartë se megjithatë Rusia merr të ardhura nga nafta me çmime të larta, ajo nuk është në gjendje t’i shpenzojë ato për shkak të kontrollit të eksportit.

“Rusia nuk mund të marrë atë që i duhet për të modernizuar sektorin e saj të mbrojtjes, për të modernizuar teknologjinë e saj, apo për të modernizuar kërkimin e saj energjetik, pra me kalimin e kohë secila nga këto fusha do të bjerë”, ka thënë më tej ai./albeu.com


Shtuar 26.06.2022 19:32