Bilancet e fundit me Covid-19 në Kosovë (FOTO LAJM)

2 të vdekur dhe 562 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Nga IKSHPK kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5 mijë e 272 testet.

Gjithashtu 78 pacientë janë shëruar, duke bërë që numrin e të shëruarve të shkojë në 105 mijë e 765.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2.271 persona.


Shtuar 10.08.2021 16:33