Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar sërish rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit.

Në mbarë vendin nga 5.809 teste të kryera janë regjistruar 518 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 179 vetëm në Shkup, 96 në Tetovë, dhe 65 në Gostivar.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 31 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar katër pacientë, dy nga Shkupi, dhe nga një viktimë në Tetovë dhe Dibër.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 158.681 raste, prej të cilëve 150.587 janë shëruar, kurse 5.513 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.581 raste aktive me virusin korona.


Shtuar 10.08.2021 16:22