Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar takimet që ka patur me shqiptarët në Athinë dhe në Itali.
Berisha i konsideron këto takime si “udhëtim të fitores”.
Ish-kryeministri, u shpreh se takimi me emigrantët ishte është identik me entuziazmin elektoral të 1991.
“Jam sot para jush për të paraqitur udhëtimin tim në Itali dhe Greqi si udhëtimin do të thosha unë më mahnitës, më emocionues, më energjizues të të gjithë vizitave të mia. Udhëtimi në diasporë është një udhëtim drejt sakrificës njerëzore.
Meqë ne jemi në fushatë ajo çka mund të them unë ju se në këtë udhëtim unë gjeta atë mbështetje, atë shpërthim energjie dhe optimizmi, atë entuziazëm, i cili është identik me entuziazmin elektoral të 1991.
Nuk mund të imagjinohet shpërthimi i ndjenjave, i optimizmit, i vendosmërisë dhe entuziazmit
Motoja se me 11 maj shpëton Shqipëria atje ishte ngulitur thellë në të gjithë qenien e emigrantëve dhe diasporës shqiptare.
Ndaj dhe nuk mund të mos them, mos e cilësoj këtë udhëtim si një udhëtim në botën e fitores. Një fitore e thellë, një fitore e cila kishte shpëtimin e Shqipërisë si gëzimin më të madh të Shqiptarëve, si misionin më të rëndësishëm të tyre.
Edi Rama rrezik madhor kombëtar ishte ngulitur në cdo qelizë të qenies së shqiptarëve jashtë vendit”, tha Berisha.