BATUTA/ Kryemadhi dhe Meta hyjnë veçmas në qendrën e votimi: Ta hodha president!

Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI kanë votuar në minutat e para të hapjes së votimit në Shqipëri, në kopshtin botanik.

Pavarësisht se u nisën të votojmë vecmas, Meta dhe Kryemadhi janë përplasur në kutitë e votimit, ku Kryemadhi duket se ia ka kaluar Presidentit.

“T’a kalova President”- tha Kryemadhi, teksa hodhi votën e saj në kutinë e votimit.

Teksa hodhi votën, që sipas tij do të mbronte kushtetutën dhe Republikën, Meta harroi kartën e ID-së, e cila iu dha nga punonjësit e qendrës së votimit. /albeu.com/