Rama “zbut gjakrat” në ditën e zgjedhjeve, ky është mesazhi i rëndësishëm për shqiptarët 

“Ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë…”

 

Kryeministri Rama ka bërë reagimin e parë për këtë ditë të rëndësishme ku Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare dhe vulos fatin e qeverisë për 4 vitet në vijim.

Kryeministri deklaron se duhet të kemi zgjedhje të lira përtej ndasive politike dhe mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit.

Postimi i Ramës:

Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë… /albeu.com/

 

 


Shtuar 25.04.2021 07:25