Balluku me superlativa për Durrësin: Është ëndrra e shumë njerëzve në të gjithë botën

Ministrja Balluku ka marrë fjalën e para sot në takimin në Durrës ku do të flitet lidhur me portin e ri, të financuar nga Emiratet e Bashkuara.

Ajo është shprehur se porti i ri turistik do t’i hapë rrugë të reja Shqipërisë ndërsa teksa po fliste tha edhe se “Durrësi është një ëndërr për shumë njerëz
në botë”.

Një fjali që në fakt duket më shumë imagjinative dhe një dëshirë e mirë, por Durrësi është larg ëndrrave që kanë sot turistët nëpër botë.


Shtuar 16.04.2021 19:10