“Pep Guardiola ka shkatërruar futbollin”

I është shtuar një kapitull i ri debatit mbi ndërtimin e lojës nga poshtë dhe dëmet e supozuar që i shkaktohen futbollit nga trajnerë si Pep Guardiola.

Esteban Fuertes, i quajtur Bichi, ka folur në lidhje me këtë për ESPN.

“Për mua Guardiola ka shkatërruar futbollin. të gjithë duan të kopjojnë atë që bën ai dhe shumë trajnerë duhet ta kuptojnë se nuk i kanë lojtarët për të bërë një lojë të tillë. Nuk mund ta ndërtosh çdo aksion nga poshtë”, ka thënë Fuertes.


Shtuar 16.04.2021 19:13