Basha takon socialistin e zhgënjyer: Ndryshimi do të vijë (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të premte është ndalur në një familje në Mënik dhe në Pezë Helmes ku është takuar edhe me një socialist i cili është zhgënjyer nga Partia që ka mbështetur.

“As ndihmë për bujqësi, as kovid, as naftë, asgjë. Po edhe këto familjet e shkretë që ua shembi tërmeti, ju dhanë një letër i bënë vet dhe në fund fare i kanë proceduar për gjyq. Edhe kjo është bërë. Shpresojmë tani që me ju përpara e me këto djemtë e ri inshalla do të ndryshohet. Ndryshimi do të vijë me votë, kështu që vota ka shumë rëndësi. Ju e dini. Atje ku kam të gjithë unë u kam thënë, dashamir u kam thënë edhe pse kemi qenë komunistë, kemi qenë socialistë, harrojeni këtë punë se boll na torturoi. Ne do ta provojmё pas datёs 25”, kështu u shpreh qytetari.

Kryedemokrati theksoi se partitë duhet të mbajnë fjalën përballë qytetarëve.

“Dua të them se ne nuk kemi për t’i ndarë shqiptarët për të majtë dhe të djathtë. Ndaj kushdo ndryshimin, të votojë ndryshimin. Unë sot e ndjej kudo që ndryshimi është mes nesh dhe që shpresa është kthyer. Ndryshimi do të vijë”, tha Basha. /albeu.com/


Shtuar 16.04.2021 18:30