Babai në Itali shpëton nga mbytja dy vajzat e tij binjake, por vdes vetë

Një 47-vjeçar arriti të shpëtojë dy vajzat e tij binjake nga mbytja në në Forcatella, në provincën e Brindisit, por vetë nuk arriti të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:00, në momentin që burri ishte në plazh bashkë me familjen e tij kur pa dy vajzat që ishin duke u mbytur për shkak të dallgëve të forta të shkaktuara nga era.

Ai menjëherë u zhyt në det dhe arriti t’i shpëtojë.

Megjithatë, 47-vjeçari  mbeti i bllokuar nga dallgët.

Pushuesit e tjerë u zhytën për ta ndihmuar, por në kohën kur arritën tek ai, tashmë ishte vonë.

Përpjekjet e stafit të 118 për ta rikthyer ishin të kota. Dyshohet se 47-vjeçari pësoi një atak në zemër nga sforcimi i tepruar. Hetimet janë në vazhdim.