Pas gjithë përplasjeve virtuale, Don Xhon bën gjestin e papritur pë Noizyn (VIDEO)

Nga gjithë përplasjet virtuale mes reperave shqiptarë, ajo mes Noizy dhe Don Xhon është një ndër më të komentuarat. Raporti mes tyre prej kohësh është i tensionuar e jo rrallëherë përmes rrjeteve sociale kanë ironizuar njëri-tjetrin.

Mirëpo duket se për “hatër” të shoqërisë, Don Xhon di të bëjë përjashtime.

Pak ditë më parë Noizy solli këngën e tij më të re në bashkëpunim me Loredanën. Kjo e fundit është një mikeshë shumë e mirë e Don Xhonit me të cilin ka po ashtu një bashkëpunim. E për të mbështetur Loredanën, Don Xhon ka publikuar në Instatory-n e tij këngën e saj të re, pavarësisht faktit që pjesë e projektit është edhe Noizy.

Gjithsesi, reperi është kujdesur që të publikojë disa rrjeshta të kënduar vetëm nga Loredana, e cila e ka ri-postuar më pas në Instastory-n e saj.