Reperi i famshëm, Arian Agushi, i njohur si Gold AG, dhe bashkëshortja e tij Ermira, po bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gold AG, teksa ishte i ftuar në një studio televizive, ku ka shtuar se foshnja pritet të vijë në jetë në muajin shtator.
Disa javë më parë qarkulluan thashetheme për diçka të tillë, kur ai dhe Ermira morën pjesë në dasmën e Robin Krasniqit, por që reperi i hodhi poshtë atëherë këto aludime./albeu.com/