As Gjermania e as Franca, kush është shteti i parë që po thyen rekorde vaksinimi anti-covid

Pavarësisht se u kritikua ndjeshëm për mosmarrjen e masave anti covid në kohë, Britania është shteti i parë që po thyen rekorde vaksinimi anticovid.

Britania e Madhe njoftoi se ka arritur një sukses të madh në lidhje me vaksinimi e popullsinë ndaj Covid-19, teksa gjysma e popullsisë së rritur është vaksinuar tashmë.

Njoftimin e bëri Matt Hancock, Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë, me anë të një postimi në Tëitter. Ai njoftoi se gjysma e popullsisë së saj tashmë e ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, duke u bërë shteti i parë në botë që regjistron një sukses të tillë, në luftën kundër pandemisë.

“Jam shumë krenar t’ju lajmëroj se kemi vaksinuar gjysmën e popullsisë së Britanisë së Madhe. Vaksina është një histori suksesi kombëtare dhe është zgjidhja e vetme për të dalë nga pandemia e Covid-19,”-shkroi ai ne Twitter.

Shtuar 20.03.2021 04:03