PSG e priste, Neymar kthehet për ndeshjen me Lyon

Neymar është jashtë fushave që nga fillimi i shkurtit për shkak dëmtimi.

Braziliani humbi ndeshjet në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës, mirëpo ekipi i tij arriti kualifikimin në fazën tjetër.

Tani, Neymari është parë në seancat stërvitore të Paris Saint-Germain dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.

Përkundër mungesës së tij, 29 vjeçari ka shënuar 12 gola këtë sezon, nga gjashtë respektivisht në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

Ai pritet që të rikthehet për ndeshjen ndaj Olympique Lyonit, e cila vlerësohet të jetë njëra nga më të rëndësishmet e këtij stinori në garën për titull.

Nesër me fillim nga ora 21:00 zhvillohet edhe ndeshja në fjalë.

Shtuar 20.03.2021 04:03

Tags: , ,